Nis rinumërimi i pjesshëm i kutive të votimit të zgjedhjeve të 11 majit. Në total për qarkun e Durrësit janë 490 qendra votimi nga ku do të numërohen 290 prej tyre, si dhe 70 kuti të Diasporës.
Kanë qenë disa kërkesa për këtë qark, nga PD, nga kandidati Aulon Kalaja dhe nga dy anëtarët e propozuar nga PD në KAS morën këtë vendim për hapjen e një pjese të votave. Janë 60 kuti të kërkuara nga Aulon Kalaja dhe 70 kuti janë të Diasporës. Gara në këtë qark është mes kandidatëve në rradhët e PD. Kalaja është 1047 vota diferencë nga Arjan Ndoja, ku Kalaja kërkon të përmbys rezultatin.
Ndërkohë PS mbetet me 8 mandate, PD me 6 mandate ndërkohë tek partitë e reja nuk ka asnjë mandat të siguruar.