Zëvendë ministria e ekonomisë Olta Manjani shpjegoi më tepër detaje lidhur me marrëveshjen e pensioneve me Italinë e cila hyri në fuqi ditën e djeshme. Manjani tha për ‘Money Report’ se të dyja vendet bëjnë shkëmbim online të informacionit dhe se janë shkurtuar shpenzimet për noterizimet, apostilimet. Më tej, zëvende ministria përmendi se procedura mund të bëhet edhe përmes e albania ose dokumentacioni mund të dorëzohet në zyrat përkatëse.

“Nga marrëveshja janë pensionet e pleqërisë, invaliditetit, i parakohshëm, familjar, papunësisë edhe sipas legjislacionit italian.

Mosha e daljes në pension tek ne është 65 vjec tek burrat dhe 61 vjec dhe 10 muaj për gratë. Në rast se aplikimi do të bëhet në Shqipëri, të dyja shteteve do të bëjnë shkëmbimin e informacionit. Qytetarët do të bëjnë vetëm kërkesën dhe dosjen me librezë pune, certifikatë familjare dhe ccdo dokument i cili është i publikuar dhe në manualin që gjendet në ISSH.Përpunimi do të bëhet në kohë rekord ku varet dhe nga fluksi i kërkesave.

Vlen për tu përmendur benefitet, sepse nuk do ju duhet të udhëtoj në shtetin përkatës, ndërkohë janë shkurtuar shpenzimet për noterizimet, apostilimit që ishin kosto. Procedura mund të bëhet në e albania dhe dokumentacioni mund të dorëzohet dhe në zyrat.”