Një qytetare denoncon në lexo.al se prej “7 viteve luftojmë në të gjitha instancat” për të ndaluar zaptimin e hapësirës publike pranë pallatit të Tujës. Ajo tregon se, “Ia prishën njëherë, pastaj e ndërtoi sërish duke ‘nxjerrë’ leje dhe duke ndryshuar projektin fillestar të pallatit”.

Sipas denoncimit, në katin përdhes të pallatit ndodhet restoranti “Poçerina”, ku “çdo natë bëhet aheng me zhurmë që tund jo vetëm ne mbi të, por gjithë pallatin”. Ky veprim është në “kundërshtim me ligjin”, dhe po e rëndon seriozisht jetesën e banorëve të zonës.

Denoncuesja shpreh zhgënjim nga mungesa e veprimit të institucioneve, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për të ndaluar zaptimin dhe për të garantuar qetësinë në komunitet.

*Fotot janë ekskluzivitet i mesazheve që vinë në adresën tonë