Një tregtare e njohur në qytetin bregdetar të Sarandës ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale shqiptare ditët e fundit, pasi një inspektor i kërkonte faturë për rigonin e mbledhur vetë në mal. Bardha Mesturaj, e njohur si “Bardha e rigonit”, rrëfen për Euronews Albania situatën e krijuar dhe sfidat me të cilat përballet prej vitesh në treg.
“Deri në ditët e sotme, nuk jep produkte me faturë fshatari, vetëm në magazina,” shpjegon ajo. “Rigonin dhe cajin e malit e kemi mbledhur vetë në mallet e Sarandës, është një produkt i risisë sonë. Nuk më duket normale të marr faturë për diçka që e nxjerr vetë nga mali, pasi nuk kemi formalizim për këtë.”
Bardha tregon se inspektori, i cili i kërkoi faturën, erdhi më parë në Pazar dhe i hoqi hapësirën publike ku tregtonte. “Ishte një urdhër që na hoqi hapësirën, por ishte i drejtë,” thekson ajo, duke shtuar se është tregtare që nga viti 1990, me mbi 35 vite përvojë në këtë fushë.
“Ne kemi qenë në kontakt që nga 2021, por problemi vijon. Mali është i mirë dhe produkti është i sigurt, por formalizimi mungon,” përfundon Bardha.
Rasti ka ngritur diskutime të gjera në rrjetet sociale për sfidat e tregtarëve të vegjël dhe mungesën e formalizimit në shitjen e produkteve natyrale.