TIRANË- Gjykata e Posaçme la sot (12 korrik) në fuqi masat e arrestit në burg për 7 personat e arrestuar në kuadër një operacioni për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të trafikimit të tonaletave me kokainë, nga vendet e Amerikës Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Ndërkohë personi i tetë pritet të dalë para gjykatës së Tiranës, për shkak se nuk ka qenë pjesë e procedimit penal, dhe është arrestuar gjatë operacionit në kushtet e flagrancës pasi dispononte armë pa leje.
Mes të dyshuarve është edhe ish-drejtuesi i policisë Erjon Dani, që akuzohet se ka nxjerrë të dhëna nga sistemi TIMS duke ua vënë në dispozicion anëtarëve të grupit kriminal. Burime pranë organit hetues konfirmuan se dy nga 5 personat e shpallur në kërkim ka të dhëna që ndodhen në Dubai dhe 3 të tjerë në vendet e Bashkimit Europian, nga të cilët janë edhe disa nga personat e dyshuar si organizator.

Arrest në burg është caktuar për:
Arjan Gjata
Vilson Roçi
Musa Gjikola
Akil Alushi
Jani Meçja
Selami Lushkaj
Erjon Dani