Vetëm arma mund t’i rrëzojë me sa duket, por vetëm për momentin, sportistët nga Dagestasni.

Ka bërë xhiron e rrjetit një atentat ndaj luftëtarit të arteve marciale MMA, Timur Khizriev jashtë shtëpisë së tij në kryeqytetin e Dagestanit, Makhachkala.

Luftëtari rus, i cili stërvitet në mjediset në pronësi të superyllit të MMA-së Khabib Nurmagomedov po kthehej në shtëpi nga stërvitja kur dy persona të armatosur e sulmuan papritur. Kamerat e sigurisë së kompleksit regjistruan tentativën e vrasjes.

Sapo Khizriev mbyll bagazhin e makinës së tij, dy burrat me kapuç vrapojnë pas tij, i pari qëllon nga afër, por atleti rus bie mbi të dhe fillon një përleshje trup më trup.

Personi i dytë me kapuç e ndjek dhe e qëllon gjithashtu nga afër.

Khizriev arriti të shpëtonte, pavarësisht plagëve të marra ndërsa sulmuesit u larguan.

Atleti i arteve marciale është plagosur në shpatull, gjoks dhe dorë, por është shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut.

Khizriev, i cili stërvitet me Nurmagomedov, është 29 vjeç dhe ka të njëjtin numër fitoresh në 18 ndeshje profesionale.