Botërori për klube pushon në pritje të gjysmëfinaleve, ndërsa kjo është koha për të bërë bilance dhe parashikime se cila prej katër skuadrave ka shanset më të mira për të ngritur lart trofeun në këtë turne.
Agjensia e analizave dhe statistikave në sport “OPTA” ka përditësuar renditjen e saj për favoritët, pas mbylljes së fazës çerekfinale.

Fitorja 2-0 në atë që konsiderohej si finale e parakohshme kundër Bajernit të Mynihut ka kthyer sërish në krye Paris SG.
Kampionët e Europës janë pretendentë kryesorë për triumfin, me saktësisht 39.33%.
Në gjysmëfinale, parizienët do të përballen në një tjetër sfidë të madhe si ajo kundër Real Madrid, por edhe në këtë rast kanë parashikimet me vete, si favoritë për të arritur në finalen e 13 korriku në Nju Xhersi.

Gjithsesi, futbolli nuk është shkencë ekzakte, ndërsa asgjë nuk është e sigurt përballë një rivali si Real Madrid. Në këtë moment, madrilenët nuk janë favoritë përballë Paris SG, por në rast fitoreje, kjo gjë do të ndryshonte krejtësisht.
Duke qëndruar te parashikimet aktuale, pas francezë, skuadra e dytë me kuotat më të larta për fitimin e Botërorit të Klubeve është Chelsea.

Blutë e Londrës kanë 33.27 % mundësi, ndërsa sipas “OPTA” e kanë thuajse të sigurt biletën për në finale në sfidën kundër Fluminense.

Siç edhe mund të merret me mend, përballë tre skuadrave të mëdha të Europës, skuadrës braziliane i jepen pak më shumë se 2% shanse për të realizuar surprizën e madhe të Botërori i Klubeve.