Zv kryeministrja Belinda Balluku në ambientet e bashkisë Lushnjë zhvilloi një mbledhje me drejtorët e kësaj bashkie.
Sipas urdhrit të kryeministrit për reformimin dhe rritjen e performancës zv. kryeministrja Balluku u kërkoi 13 drejtorëve të bashkisë të japin dorëheqjen.
Pas kësaj të gjithë drejtorët do të nënshtrohen një intervistë dhe në bazë të performancës do të vendoset nëse do qëndrojnë apo do lënë vendin që ata kanë mbajtur më parë.

Pas takimit me drejtorët e bashkisë, zv Kryeministrja zhvilloi dhe mbledhjen me 15 kryetarët e njësive administrative.
Këtyre të fundit u kërkua të japin dorëheqjen e menjëhershme duke zbatuar kështu urdhrin e kryeministrit Edi Rama.
Në këto mbledhje Balluku shoqërohej nga kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa, deputeti Petrit Malaj, Elton Korreshi, Asforrald Haxhiu dhe Kiduana Zaka.