Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të jetë nesër në Bashkinë e Fierit, më e madhe e bashkive të jugut.

Pas Vlorës dhe Durrësit ku ka dalë vetë për takime me strukturat, ai ka paralajmëruar se të martën e 8 Korrikut do të jetë në institucionin e drejtuar nga Armando Subashi.