Përkeqësohet situata e zjarrit në Shashicë të Vlorës. Pavarësisht se pati ndërhyrje nga toka dhe ajri, flakët ende nuk janë vendosur nën kontroll. Flakët po i afrohen më tepër shtëpive të banuara të Kaninës, duke e bërë të rrezikshme situatën.
Ndërhyrja nga ajri është ndalur për shkak të errësirës. Flakët në terren po luftohen me forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilët pavarësisht punës së palodhur nuk po ia dalin dot t’i vendosin nën kontroll. Ndërkohë, shtëllungat e tymit kanë mbuluar në total bregdetin e Vlorës, duke u dukur nga kilometra larg.