Në Stamboll ka pasur përleshje dhe policia që ka përdorur plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë të zemëruar, pas pretendimeve se një revistë satirike kishte publikuar një karikaturë të profetit Muhamed.
Incidenti ndodhi mbrëmjen e së hënës, pasi kryeprokurori i Stambollit urdhëroi arrestimin e redaktorëve të revistës LeMan, me arsyetimin se ata kishin publikuar një karikaturë “që ofendoi publikisht vlerat fetare”.
“Zyra e kryeprokurorit publik ka nisur një hetim lidhur me publikimin e një karikature në numrin e publikuar më 26 qershor 2025 të revistës LeMan që publikisht ka fyer vlerat fetare dhe fletarrestimet janë lëshuar për personat e përfshirë”, tha kjo zyrë.
Një kopje e imazhit bardhë e zi, e publikuar në rrjetet sociale, shfaq dy personazhe që fluturojnë mbi qiellin e një qyteti nën bombardime.
“Salam aleikum, unë jam Muhamedi”, thotë njëri nga personazhet teksa përshëndet personazhin tjetër i cili përgjigjet, “Aleikum salam, unë jam Musa”.