Shpesh kemi dëgjuar se qëndrimi në plazh është i dobishëm për shëndetin, por pak dimë mbi bazën shkencore të kësaj bindjeje. Studime të shumta kanë vërtetuar se ajri i kripur i detit, “zëri” i valëve dhe rrezet e diellit kanë efekte pozitive në shëndetin mendor dhe fizik.
Nga përmirësimi i gjumit dhe përforcimi i imunitetit, te lehtësimi i stresit dhe shërimi i sëmundjeve të lëkurës, plazhi rezulton të jetë një “klinike natyrore” që ofron shumë më tepër sesa thjesht relaksim.
Më poshtë mund të lexoni disa nga përfitimet kryesore që ofron deti për mirëqenien tonë.
Valët e detit relaksojnë mendjen dhe trupin. Sipas një studimi, zëri i valëve ndikon që truri jonë të futet në një gjendje qetësie dhe paqeje. Kur jemi të relaksuara, trupi ripërtrihet, gjithashtu kur lundrojmë mbi ujë gjaku nga ekstremet e poshtme koncentrohen në pjesën e barkut dhe gjoksit ku ndodhet zemra, gjë që sjell më tepër oksigjen në trurin tonë dhe na bën më aktivë.
Ajri i freskët i detit na bën më të lumtur. Kjo ndhodh pasi ajri i detit është i mbushur me jone negative të shëndetshme që rrisin aftësinë tonë për të absorbuar më tepër oksigjen. Këto jone negative e balansojnë nivelin e serotoninës duke na bërë më të relaksuar dhe energjikë, prandaj dhe gjumi behet më i këndshëm pasi kalojmë një ditë në plazh.
Ajri me kripë e lufton depresionin dhe çrregullimet. Jonët negative në ajrin me kripë ndikojnë në gjendjen emocionale të atyre që janë me depresion. Studime të shumta kanë konstatuar se terapia me jone negative është trajtimi më i mirë për njerëzit me këtë problem psikologjik.
Ajri i detit përforcon imunitetin. Sipas një studimit në Universitetin e Kalifornisë, ajri i detit ka shumë elektrone të lira që neutralizojnë radikalet e lira në trup, jonet negative mund të vrasin bakteret çka e përmirëson imunitetin e njerëzve që bëjnë plazh.
Të qëndruarit shtrirë në plazh e lehtëson stresin. Nxehtësia e diellit në lëkurën tonë ndikon edhe në sistemin endokrin me çka sekretohet endorfina në trup dhe na bën më të relaksuar e më pak të stresuar.
Rrezitja shëron disa sëmundje të lëkurës. Ekspozimi i kontrolluar në diell është i mirë për ata që vuajnë nga psoriasis. Rrezatimi ultravjollcë bën që lëkura të thahet dhe të qërohet më shpejtë, duke u zëvendësuar me shtresë të re të lëkurës.
Uji në det shëron dermatitin e lëkurës. Sipas një instituti për sëmundje të lëkurës, uji i detit është i mirë për dermatitin e lëkurës. Uji i detit e bën lëkurën më elastike, të pastër dhe më të butë.