Detaje të reja dalin nga aksidenti tragjik në Spanjë ku humbi jetën ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva.
Sipas policisë spanjolle, ylli portugez po parakalonte një makinë tjetër në autostradën A-52 , pranë rajonit Zamora të Sanabrias, kur goma e Lamborghini-t shpërtheu.
Automjeti luksoz ku udhëtonin dy vëllezërit doli nga rruga duke shpërthyer në flakë.
“Informacioni që kemi deri më tani është se makina, e cila ishte një Lamborghini, u përfshi në një aksident rrugor dhe doli nga rruga për shkak të shpërthimit të një gome gjatë parakalimit”, njoftoi Garda Civile.
“Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit, ora lokale 00:30, në komunën e Cernadillës në provincën e Zamorës. Makina u përfshi nga flakët dhe dy personat në të humbën jetën.”
Më pak se dy javë më parë, Diogo Jota dhe partnerja e tij prej kohësh, Rute Cardoso, u martuan. Çifti, i cili ka tre fëmijë së bashku, i dhanë fund beqarisë më 22 qershor. Por gëzimi i futbollistit dhe partneres së tij ka zgjatur shumë pak, pasi aksidenti tragjik i mori jetën.