Nuk kish mbetur njeri pa e ditur, por gjithsesi emocionet kur ndodhi ishin të mëdha. Tadej Pogaçar fiton zyrtarisht Turin e Francës, duke kurorëzuar një vit të jashtëzakonshëm, të cilin e nisi që me Klasiket e Pranverës, dhe e përfundoi në atë që cilësohet si kryeqyteti I botës.
Çiklisti I shquar nga Sllovenia përfundoi edicionin e 2025-ës, duke vulosur një tjetër triumf të madh në karrierë. Ai la prapa danezin Jonas Vingegard, dhe dominoi plotësisht garën më të madhe të këtij sporti në botë.
Etapa e fundit ishte në bulevardet e Parisit dhe u fitua nga belgu Van Ert, edhe pse kampioni nuk u dorëzua dhe e deshi një tjetër triumf. Pogaçar fitoi katër etapa në këtë Tur, dhe pati epërsi prej 4 minutash e 24 sekondash ndaj rivalit të tij kryesor duke merituar plotësisht Fanelën e Verdhë.
Ai gjithashtu doli në vend të parë në renditjen e maloreve. Ky ishte suksesi i katërt i Pogaçarit në garën franceze, duke qenë vetëm një fitore larg rekordit historik të saj, rekord që e mbajnë katër të mëdhenjtë si Zhak Ankëtil, Edi Merks, Bernar Ino dhe Migel Indurain.
Në moshën 26-vjeçare pritet t’i barazojë në 2026, dhe të arrijë kulme të reja.