Rusia nisi sulmin e saj më të madh me dronë ndaj Ukrainës, vetëm disa orë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump premtoi më shumë mbështetje ushtarake për Kievin dhe akuzoi homologun e tij rus Vladimir Putin për “budallallëqe” mbi bisedimet e paqes.

Sulmi masiv ajror përfshiu 741 dronë, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës, duke tejkaluar me qindra numrin rekord të mëparshëm prej 539 dronësh, të vendosur më 4 korrik, por ai u zmbraps kryesisht, me dëme të kufizuara dhe pa raportime të menjëhershme për vdekje.
“Ky është një sulm demonstrativ dhe vjen në një kohë kur ka pasur kaq shumë përpjekje për të arritur paqen dhe armëpushimin, por Rusia i hedh poshtë të gjitha”, shkroi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një postim në platformën Telegram.

“Partnerët tanë dinë si të ushtrojnë presion në mënyrë që Rusia të detyrohet të mendojë për përfundimin e luftës, jo për sulme të reja. Kushdo që dëshiron paqe duhet të veprojë.”

Sulemt synonin kryesisht qytetin e Lutskut, në veriperëndim të Ukrainës, dhe ishte aq intensive saqë bëri që ushtria polake të ngrinte avionë në hapësirën e saj ajrore. Kjo vjen pas javësh të tëra sulmesh ajrore intensifikuese ndaj Ukrainës nga Rusia.
“Mbrëmë, rajoni ynë iu nënshtrua përsëri një sulmi masiv”, tha në Telegram Ivan Rudnitskyi, kreu i administratës ushtarake në rajonin Volyn, vendlindja e Lutsk.
Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se shkatërruan 718 dronë. Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima. Një grua u shtrua në spital me lëndime në gjoks në qytetin Brovary, pranë Kievit, tha kryetari i bashkisë.