Analisti Lorenc Vangjeli komentoi në Log, News 24 “aksionin” e kryeministrit Rama dhe qeverisë në bashkitë e vendit me kërkesën për largimet e drejtorëve në bashkitë Vlorë, Fier dhe Durrës.
Vangjeli vë në dukje se Shqipëria vitet e fundit është kthyer në Republikën e drejtorëve, që i gjen kudo në administratën lokale dhe qendrore, që sipas tij janë kthyer në tiranë të vegjël në vendin e punës.
Ai shton se, se drejtorë të tillë kanë helmuar administratën shqiptare. Por sipas tij, metodat që ka përdorur kryeministri kanë qenë të gabuara.
Për Vangjelin diçka e tillë me largimin e drejtorëve në administratë duhej të ndodhte kohë më parë, por me mjetet e duhura.
Vangjeli: Pse tani, tingëllon e kundërt me pyetjen se mund të thosha pse jo më parë pse jo shumë kohë më parë kur duhej. E dimë të gjithë e preknin të gjithë nuk është në nivelin e drejtorëve. Një vit më parë kam bërë një editorial me titullin kryeministrat e republikës së drejtorëve. Portretizoja një personazh me moshë mesatare, me studime të mira në shkolla të mira, personazhe jo të njohur publik që e njihnin dhe ballafaqoheshin, që në nivel qendror njohin eprorin e tyre i bëjnë Hosana Edi Ramës, veprojnë si feudal të vegjël, tiranë të vegjël në vendin e punës.
Nuk është se thjesht ushqehen nga frutat por shpikin dhe krijojnë probleme në këmbim të parave. Është një specie e cila e ka helmuar administratën shqiptare në nivelin mbi të lartë. E dyta ka të bëjë me mjetet e përdorura në këtë rast. Në një pjesë të madhe të rasteve ka pasur të drejtë, mjetet që ka zgjedhur është e gabuar. Ka shkelur kartën e autonomisë lokale. Ka dhënë mundësinë të thonë që Edi Rama bën çfarëdo.
E bën një gjë të tillë të dyshimtë. Duhej të kishte ndodhur dje me mjetet e duhura. Nuk ka fajësi kolektive. Jo të thuhen do largohen të gjithë. Nuk ma do mendja që në njësi vendore të ikin të gjithë në bllok se janë të gjithë fajtorë./NEWS24