Partia Socialiste ka emëruar Klevis Kason kryetar dhe Erjona Ismailin bashkëkryetare të PS në Vlorë. Ndryshimi vjen pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në qytet, ku zhvilloi takime me strukturat e partisë dhe kryetarin e bashkisë Afrim Dredha.
Kaso ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 majit, por nuk arriti të siguronte mandat, ndërsa Ismaili është aktualisht deputete e PS, si pjesë e listës së mbyllur për qarkun e Vlorës.
Ky riorganizim shihet si pjesë e një lëvizjeje më të gjerë në strukturat lokale të PS-së, me fokus te përfshirja e figurave të reja dhe forcimi i lidhjes me komunitetin.