Rasmussen Reports kryen gjurmim të përnatshëm, në nivel kombëtar dhe shtetëror, të zgjedhjeve, politikës, ngjarjeve aktuale, besimit të konsumatorit, temave të biznesit dhe vlerësimeve të miratimit të punës së presidentit të Shteteve të Bashkuara. Sondazhet nga kjo kompani kryhen duke përdorur një kombinim të sondazheve të automatizuara të opinionit publik që përfshijnë pyetje telefonike të regjistruara paraprakisht dhe një sondazh online.

Në zgjedhjet presidenciale, nga 2016 deri më 2024, Rasmussen Reports ka qenëkompania që i është afruar më pranë rezultatit elektoral të regjistruar zyrtarisht përDonald Trump. Dhe çdo ditë ajo zhvillon sondazhe me 1500 amerikanë të prirur për tëvotuar (krejt të rastësishëm), për të matur nivelin e miratimit të punës së presidentit.

Gjatë javës së fundit, përkrahësit e zellshëm të Presidentit Trump janë regjistruar në shifrën 32% (shihni tabelën e mëposhtme). Gjatë kësaj jave, kanë ndodhur ngjarje qëshkojnë përkundër premtimeve të mëparshme të Presidentit Trump, si transparencë e plotë për dosjet e perversit Jeffrey Epstein, mosfurnizim i Ukrainës me armatime, dhe paqes mes Izraelit dhe Sirisë. Siç duket disa nga përkrahësit e zellshëm të Presidentit Trump janë ftohur nga këto zhvillime.

SHËNIM: Niveli më i ulët në sondazhin ditor Rasmussen për përkrahësit e zellshëm të Presidentit Trump është regjistruar më 9 prill 2025 (vetëm 29%). Kjo ishte pasi Presidenti Trump shpalli tarifa doganore masive për të gjitha shtetet që kanë marrdhënie tregëtare me SHBA (që u pezulluan pas ca javëve).