Nuk mjafton vetëm dëshira. Një Juventus që e tregoi gjithë dobësinë e tij me shkatërrimin që pësoi me Mançester Sitin, u përpoq shumë të shkaktonte të papriturën ndaj Realit, por pa sukses.
Skuadra e madhe spanjolle kaloi në çerekfinale me fitoren 1-0, duke luajtur më mirë pavarësisht disa momenteve të vështira.
“Zonja e Vjetër” tregoi gjithë krenarinë e saj me disa raste të pastra nga Kolo Muani apo Jildiz.
Gjithsesi, klasi dhe përvoja më e madhe e “merengesve” e bënë të vetën. Reali dominoi ndeshjen e turit të dytë në stadiumin “Hard Rok” të Majemit, me shumë më tepër gjuajtje, e sidomos duke I pasur një pjesë të madhe në kuadrat.
Goli vonoi të vinte, por përfundimisht u shënua në minutën e 54-ët nga sulmuesi I ri, Gonzalo Garsia. Njëzetenjëvjeçari, I cilësuar si “Rauli I Ri” nga trajneri I tij Shabi Alonso, goditi saktë për avantazhin. Pozitiv kthimi në fushë I Kilian Mbapesë në pjesën e dytë, I cili la përfundimisht pas dëmtimin.
Ndërkaq, Alonso I dha disa minuta edhe veteranit Luka Modriç për të provuar sërish emocionet me fanelën “merenges” përpara kalimit tek Milani. Reali ndërkaq vazhdon rrugën për në çerekfinale, dhe mbetet si gjithmonë pretendent për trofeun.