Arkeologët që punojnë në brigjet e Liqenit të Ohrit në Shqipëri janë të bindur se kanë zbuluar vendbanimin më të vjetër të ndërtuar në një liqen evropian, duke zbuluar çdo ditë prova të një komuniteti të organizuar gjuetie dhe bujqësor që ka jetuar në këtë zonë deri 8,000 vjet më parë.

Ekipet e kërkimit nga Zvicra dhe Shqipëria, kalojnë orë të tëra çdo ditë rreth tre metra nën ujë, duke rikuperuar me shumë mundim shtyllat prej druri që mbanin shtëpitë. Ata po mbledhin gjithashtu eshtra të kafshëve shtëpiake dhe të egra, objekte bakri dhe qeramikë, me gdhendje të detajuara.

PAMJE NGA LINI: 

Reuters: Misteret e vendbanimit më të vjetër liqenor iReuters: Misteret e vendbanimit më të vjetër liqenor iReuters: Misteret e vendbanimit më të vjetër liqenor iReuters: Misteret e vendbanimit më të vjetër liqenor i

Albert Hafner, nga Universiteti i Bernës, tha se vendbanime të ngjashme janë gjetur në rajonet alpine dhe mesdhetare, por vendbanimet në fshatin Lin janë gjysmë mijëvjeçar më të vjetra, duke datuar 6,000 dhe 8,000 vjet më parë.

“Meqenëse është nën ujë, materiali organik është i ruajtur mirë dhe kjo na lejon të zbulojmë se çfarë kanë ngrënë këta njerëz, çfarë kanë mbjellë,”- tha Hafner. Studime të shumta tregojnë se Liqeni i Ohrit, i cili ndahet mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, është liqeni më i vjetër në Evropë, me mbi një milion vjet jetë.

Mosha e gjetjeve përcaktohet nëpërmjet datimit me radiokarbon dhe dendrokronologjisë, e cila mat unazat vjetore të rritjes në pemë. Më shumë se një mijë mostra druri janë mbledhur nga vendi, i cili mund të ketë strehuar disa qindra njerëz. Gjithsej zona e banuar mendohet se është rreth gjashtë hektarë, por deri më tani, vetëm rreth 1% është gërmuar edhe pse janë kryer 6 vite pune.

Hafner tha se gjetjet tregojnë se njerëzit që jetonin në liqen ndihmuan në përhapjen e bujqësisë dhe bagëtive në pjesë të tjera të Evropës.

Arkeologu shqiptar Adrian Anastasi tha se mund të duhen dekada për të eksploruar plotësisht zonën.

“Nga mënyra se si kishin jetuar, ngrënë, gjuajtur, peshkuar dhe nga mënyra se si arkitektura ishte përdorur për të ndërtuar vendbanimin e tyre, mund të themi se ishin shumë të zgjuar për atë kohë,”-tha Anastasi.