Jadon Sancho pritet të jetë afrimi i radhës te Juventusi. Lojtari dhe klubi italian kanë arritur marrëveshjen mes tyre, për një kontratë katërvjeçare, me pagë pesë milionë euro në sezon.
Sulmuesi nuk është në planet e trajnerit të Manchester United, Ruben Amorim dhe po shtyn për tu transferuar në Torino.
Manchester United ka ulur pretendimet për Sancho, nga 30 milionë euro që kërkonte fillimisht, në 25 milionë euro.
Megjithatë, kjo shifër është larg asaj që ofron Juventusi. “Zonja e Vjetër”, sipas asaj që raportohet nga “Tuttosport”, ka gati një ofertë prej 15 milionë eurosh.
Akordi duket shumë afër dhe mund të mbyllet në ditët e ardhshme. Sancho ishte një dëshirë e Juventusit edhe një vit më parë, po asokohe një marrëveshje nuk u arrit.