Jasir Asani me shumë gjasa do të largohet nga Gwangju gjatë kësaj periudhe. Kjo pasi shqiptarit i përfundon kontrata në fund të këtij viti dhe mes palëve nuk pritet të ketë rinovim.
“Mëngjarashi” ka disa aferta nga ekipe të tjera dhe interesi për të sa vjen e shtohet. Saktësisht kërkohet në SHBA në Arabi Saudite dhe në Turqi.
Gwangju dhe menaxheri i Asanit po zhvillojnë negociatat mes tyre për të arritur një marrëveshje të mundshme për të vendosur edhe të ardhmen e lojtarit. Aktualisht nuk bëhen ende të ditura emrat e skudrave, teksa në ditët në vazhdim pritet të mësohet më shumë mbi të ardhmen e Asanit.