Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio mori dje vendimin për kufizime udhëtimi ndaj presidentit kuban, Miguel Díaz-Canel lidhur me rolin e tij në shtypjen e protestave masive në vitin 2021.
Rubio tha se ”SHBA po kufizon vizat për figurat kryesore të regjimit kuban, presidentin Díaz-Canel, ministrin e Forcave të Armatosura Revolucionare, Alvaro López Miera, ministrin e Brendshëm, Lazaro Álvarez Casas dhe të afërmit e tyre lidhur me përfshirjen e tyre në brutalitetin e regjimit kuban ndaj popullit të Kubës”.
Këto sanksione do të prekin edhe familjarët e afërt të këtyre liderëve.
“Departamenti i Shtetit gjithashtu shtoi ndërtesën e kontrolluar nga regjimi ‘Torre K’ në listën e kufizimeve për Kubën, për të penguar që dollarët amerikanë të financojnë shtypjen nga regjimi kuban”, shkroi Rubio në një postim në platformën X.
“Ndërkohë që populli kuban vuan nga mungesa e ushqimit, ujit, ilaçeve dhe energjisë elektrike, regjimi shpërdoron paratë për të pasuruar njerëzit e vet të brendshëm”, shtoi Rubio.
Ministri i Jashtëm kuban, Bruno Rodríguez reagoi në X, duke thënë se “SHBA ka kapacitetin të vendosë sanksione udhëtimi kundër liderëve revolucionarë dhe të zhvillojë një luftë të gjatë dhe të pamëshirshme ekonomike kundër Kubë, por nuk ka kapacitetin të thyejë vullnetin e këtij populli apo të drejtuesve të tij”.
Në korrik të vitit 202, në disa qytete u mbajtën protesta për liri dhe kundër shtypjes dhe keqmenaxhimit politik.
Pas protestave masive, qindra demonstrues u dënuan me burg.