Pas temperaturave ekstreme të larta në vendin tone janë rikthyer reshjet e shiu dhe ulja e ndjeshme e temperaturave. Reshjet e dendura kanë ndihmuar në shuarjen e vatrave të zjarrit në gjithë vendin.

Situata paraqitet më e qetë. Flakët në zonat më problematike, si Vlora, Delvina, Dibra, Korça janë neutralizuar. Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, në bashkinë Pustec, është neutralizuar plotësisht, po ashtu edhe vatrat e tjera të mëparshme.

Prej më shumë se një jave vendi ynë ka qenë nën ‘pushtetin’ e flakëve, veçanërisht në jug të vendit ku situata ka qenë mjaft problematike edhe për shkak të terrenit të vështirë malor. Më 27 korrik në fshatin Kalasë, Delvinë për shkak të situatës kritike dhe rrezikut të djegies së banesave, policia nisi evakuimin e banorëve nga zona.

Ndërsa te henen Emergjencat Civile raportuan se rreth 1 mijë forca, 4 helikopterë dhe një avion Canadair italian ishin në aksion për vendosjen e flakëve nën kontroll.

Ministria e Mbrojtjes publikoi gjithashtu edhe disa pamja të filmuara dronin Bayraktar i cili në këtë periudhë me zjarre thuajse në gjithë vendin, survejon dhe skanon territorin për vatra. Nga pamjet e publikuara në disa zona të vendit, shfaqen helikopterët teksa mbushnin ujë për shuarjen e flakëve.