SHKODËR- Në Bashkinë e Shkodrës kanë paraqitur dorëheqjet të gjithë drejtuesit e njësive administrative. Kjo bashki ka gjithsej dhjetë njësi administrative. Lajmi është konfirmuar nga vetë Bashkia e Shkodrës me anë të një njoftimi zyrtar, të shpërndarë për mediat.

“Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se të gjithë administratorët e njësive administrative në Bashkinë Shkodër kanë paraqitur dorëheqjen nga pozicionet e tyre pranë institucionit të Bashkisë”, thuhet në njoftim.

Dorëzimi i dorëheqjeve të tyre vjen pak ditë pasi kryeministri Rama tha se drejtuesit aktualë duhet të largohen në të gjithë Shqipërinë. Gjatë takimit që pati me drejtuesit e bashkive, Rama theksoi se këto poste duan njerëz, të cilët i rrinë punës te koka.