Legjenda e mundjes, Hulk Hogan ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeccare si pasojë e një arresti kardiak.

Hogan, emri i vërtetë i të cilit është Terry Gene Bollea, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Clearëater, Florida, të enjten në mëngjes.

Sipas TMZ, ekipet e ndihmës së shpejtë mbërritën në shtëpi pasi morën një telefonatë për një “arrest kardiak”.

Ëorld Ërestling Entertainment konfirmoi vdekjen e Hogan në një deklaratë, duke thënë se ai ndihmoi që sporti i mundjes të ndiqej në të gjithë botën.

Disa javë para vdekjes së tij mediat kishin raportuar se Hogan kishteprobleme me shëndetin, madje nuk munguan as lajmet se ai ishte në shtratin e vdekjes.

Megjithatë, gruaja e Hoganit i hodhi poshtë lajmet dhe tha se zemra e tij ishte “e fortë” dhe se ai po shërohej nga një ndërhyrje kirurgjikale në qafë.

Hogan u bë një figurë e njohur gjatë viteve 1980, duke u ngjitur në nivele të reja ndërsa ishte pjesë e Ëorld Ërestling atëherë Federata Botërore e Mundjes.

Ndikimi i gjerë i Hoganit ndihmoi në transformimin e ËËE në një gjigant global të promovimit të mundjes.

Të paharrueshme mbeten ndeshjet e tij kundër André The Giant Undertaker dhe King Kong Bundy.

Gjatë fushatës së Donald Trump në vitin 2024, Hogan shprehu hapur mbështetjen e tij për republikanin e madje u shfaq në një nga tubimet, ku grisi bluzën në skenë në shenjë mëbshtetjeje, per te shfaqur sloganin TRUMP 2024.