Një person i armatosur ka vrarë katër persona, përfshirë një oficer policie, gjatë një sulmi me armë në një rrokaqiell në New York.
Autori vdiq nga një plagë me armë zjarri në gjoks që e kishte shkaktuar vetë, pasi vrau oficerin dhe tre civilë, thanë zyrtarët, shkruan Sky News.
I dyshuari u identifikua si një burrë 27-vjeçar nga Las Vegasi i quajtur Shane Devon Tamura, tha komisionerja e policisë së Nju Jorkut, Jessica Tisch, në një konferencë për shtyp.
Ajo shtoi se Tamura kishte një “histori të dokumentuar të shëndetit mendor”, por motivi i tij ishte i panjohur. Përveç të vrarëve, një burrë u plagos rëndë dhe mbetet në gjendje kritike. Oficeri i policisë që u vra është identifikuar si Didarul Islam.