Të paktën dy raketa Katyusha ranë në një bazë ajrore në qytetin verior të Irakut , Kirkuk , të hënën, duke plagosur lehtë dy persona, thanë dy burime sigurie për Reuters.

Burimet shtuan se një person është plagosur, ndërsa nuk raportohet për viktima. Një nga raketat ra midis pistës së parë dhe të dytë, raportuan mediat lokale, duke konfirmuar se “nuk pati humbje njerëzore apo materiale brenda bazës”.

Një raketë e tretë goditi një shtëpi në qytetin e Kirkukut, duke shkaktuar vetëm dëme materiale, sipas të njëjtit burim.

 

Ndërkohë, autoritetet e aeroportit të Kirkukut thanë se sulmi shkaktoi një të plagosur, por jo dëme në mjediset e aeroportit, megjithëse një nga raketat shkaktoi një zjarr të madh në zonën e aeroportit.

 

“Dy raketa Katyusha ranë në seksionin ushtarak të aeroportit të Kirkukut”, tha oficeri, i cili foli në kushte anonimiteti sepse nuk ishte i autorizuar të fliste me median, duke shtuar se njëra nuk shpërtheu.

“Një raketë e tretë goditi një shtëpi në lagjen Uruba”, në juglindje të aeroportit, pa shkaktuar asnjë të lënduar, shtoi ai. Deri në këtë fazë nuk ka pasur asnjë pretendim për përgjegjësi. Pas dekadash luftërash, sulmesh dhe trazirash, Iraku duket se po përjeton njëfarë stabiliteti kohët e fundit.