Kryeministri Edi Rama dhe stafi i Kryeministrisë kanë dhuruar gjak këtë të martë. Në një video të publikuar në faqen e kryeministrit në “Facebook”, pjesëtarët e stafit të Kryeministrisë shihen duke mbajtur radhën, për të dhuruar gjak.

“Është edhe shumë pozitive për organizmin, të rinon, rigjeneron. Ndërrohet gjaku, pastrohet.”- tha kreu i qeverisë, i cili nuk i kurseu batutat.