Tirana ka katër nënkryetarë të rinj. Pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për rifreskim të bashkisë, të enjten kanë dhënë dorëheqjen 4 nënkryetarët, Frida Pashako, Keti Luarasi, Andi seferi dhe Jonida Halili.

Ndërkaq, në vend të tyre janë vendosur Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero. Nga ky ristrukturim nuk preket Anuela Ristani, që është aktualisht jo zv/kryetare, por Kryetare e Komanduar në Detyrë e Bashkisë së Tiranës.