Tre vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Drenovë të Mallakastrës. Shërbimet zjarrfikëse janë duke u përpjekur të mbajnë nën kontroll flakët deri në mbërritjen e helikopterit teksa flakët janë shtrirë në një sipërfaqe të gjerë të favorizuara edhe nga era e fortë.
Zjarri vijon të jetë aktiv që nga orët e para të mëngjesit të sotëm pas riaktivizimit. Flakët aktualisht po përhapen në masivin pyjor me pisha ndërsa në orët e paradites u dogjën edhe ullishte.