Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se do t’u lejojë refugjatëve ukrainas të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara deri në fund të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.
Këtë, presidenti amerikan e ka thënë teksa po përgjigjej rreth asaj nëse do t’i lejojë ukrainasit që ikën në SHBA për shkak të pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë të qëndrojnë deri në përfundim të luftës.

Dhe Trump u përgjigj: “Mendoj se do ta bëjmë. Kemi shumë njerëz që erdhën nga Ukraina dhe po punojmë me ta”.

Më 10 janar, administrata e presidentit të 46-të të SHBA-së, Joe Biden, njoftoi një zgjatje të Statusit të Përkohshëm të Mbrojtur (TPS) për qindra mijëra refugjatë nga Ukraina, si dhe nga Sudani dhe Venezuela.

Më parë, më 6 mars, Trump deklaroi se së shpejti do të merrte një vendim në lidhje me statusin e qëndrimit të përkohshëm të refugjatëve ukrainas në SHBA, duke shtuar se “nuk po kërkon t’i dëmtojë ata”.