Kohët e këqia duket se kanë përfunduar. Me sezonin e ri në kampionatin amerikan të futbollit duket se është kthyer edhe Myrto Uzuni i vjetër, ai që shënonte me vazhdimësi.
Pas realizimit në sfidën e Kupës, sulmuesi i kombëtares kuqezi ishte protagonist edhe në sfidën e fundit të ligës, duke ndihmuar skuadrën e Austin me gol dhe asist në fitoren 2-1 në transfertën kundër Los Angeles Galaxy. Uzuni zhbllokoi sfidën në minurtën e 40. Me një goditje të saktë në hyrje të zonës, sulmuesi kaloi në epërsi formacionin nga Kolorado.
Pas pushimit të ndeshjes, futbollisti beratas vendosi shenjën e tij edhe në golin e dyfishimit dhe atë që do të vuloste fitoren e Austin. Në minutën e 63-të, asisti i Uzunit krijoi golin e qetësisë për miqtë të shënuar nga Ulf në minutën e 63-të.
Në shtesë, vendasit nga Los Angeles arritën vetëm të ngushtonin shifrat me 11-metërsh, por nuk e zbehën suksesin dhe ndeshjen e madhe të Myrto Uzunit, që është kthyer në formën e tij më të mirë pas problemeve që kushtëzuan fundin e sezonit të shkuar.