Një vatër e madhe zjarri u shfaq pak orë më parë në pyjet e fshatit Mëmëz të Kukësit. Era po favorizon përhapjen e saj ndërkohë që retë e tymit kanë mbërritur mbi qytetin e Kukësit.
Në vendngjarje janë angazhuar grupe pune me punonjës të shërbimit zjarrfikës, pyjeve, banorë të zonës etj.
Terreni nuk lejon futjen e mjeteve zjarrfikëse ndaj dhe përpjekjet për izolimin dhe shuarjen e saj po bëhen me pompa shpinë dhe mjete rrethanore. Ende nuk ka informacion për shkakun, por deri tani zjarri ka përshkuar disa hektarë me pyje dushku.