Një vatër zjarri është aktivizuar pak minuta më parë në një sipërfaqe me shkurre mbi fshatin Hudënisht të Pogradecit. Aktualisht vatra është aktive ndërsa kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse të Pogradecit.
Duke qenë se tereni është malor ka vështirësi në ndërhyrje për të neutralizuar flakët, të cilat po mbështeten edhe nga era.
Rreth 20 persona janë vënë në dispozicion për fikjen e zjarrit mbi fshatin Hudënisht aty ku prej rreth 1 ore flakët kanë përfshirë masivin pyjor të përbërë me shkurre dhe pisha. Ndërkohë që flakët janë duke u neutralizuar duhet theksuar që ndërhyrja po kryhet vetëm me trupa nga toka për shkak se terreni është i pamundur të aksesohet me mjete.
Nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe e konsiderueshme pyjore, zjarrfiksja e Pogradecit ka qenë e parë që ka mbërritur në vatrën e ndezur dhe si fillim ka bllokuar përhapjen e flakëve në dy krahë.