Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një video në rrjete sociale, përmes të cilës shfaq transformimin e një prej rrugëve ikonike të Tiranës, e njohur si “Rruga e Kosovarëve”.

Në postimin e tij, Veliaj i fton qytetarët të bëjnë krahasimin mes pamjes së dikurshme dhe asaj të sotme të kësaj rruge, duke theksuar se ndryshimi është rrënjësor.

“Shikoje pak këtë videon për të kujtuar si ka qenë 📍 ‘Rruga e Kosovarëve’ dhe bëj krahasimin: E lënë në harresë e baltë deri në 2015, e nxorrëm në dritë me korsi biçikletash, trotuare dhe pemë, sa tani duket sikur ka qenë gjithmonë siç është sot”, shkruan Veliaj krahas videos.

Video:⬇️

https://www.facebook.com/share/v/16fPohdzHM/?mibextid=wwXIfr