Vepra e marrjes së ujit në lumin Mat, përfshirë dy projekte të rëndësishme, Mat-Kurbin dhe Mat-Lezhë, po shkon drejt përfundimit të plotë të punimeve. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se procesi i kolaudimit të të gjithë rrjetit ujitës po përfundon, duke krijuar mundësinë për ujitjen e më shumë se 9,500 hektarëve tokë bujqësore në dy zona kyçe të vendit.
“Përfundimi i punimeve për vënien në funksion të dy veprave të rëndësishme të marrjes së ujit në lumin Mat: Mat-Kurbin dhe Mat-Lezhë, ku po finalizohet edhe procesi i kolaudimit të të gjithë rrjetit ujitës
Vepra e marrjes Mat-Kurbin mundëson ujitjen e 4,500 hektarëve tokë bujqësore në territorin e Bashkisë Kurbin, ndërsa rrjeti ujitës Mat-Lezhë furnizon me ujë për vaditje rreth 4,000 hektarë tokë bujqësore në zonën e Bashkisë Lezhë.”, shkruan Rama.