Shërbimi i Mbrojtjes Civile në Rripin e Gazës njoftoi sot se të paktën 20 palestinezë humbën jetën në pjesë të ndryshme të enklavës në operacionet e ushtrisë izraelite, ndërsa lufta midis Hamasit dhe Izraelit hyn në muajin e 21-të.
Sipas Mahmoud Bassal, zëdhënës i shërbimit, pesë persona u vranë në një sulm ajror në një shkollë në Qytetin e Gazës.
Një sulm natën pranë një shkolle tjetër në qytet, ku po qëndronin persona të zhvendosur, vrau tre persona, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën, përfshirë fëmijë, shtoi Bassal. Vijojnë sulmet e Izraelit në Gaza, 20 palestinez humbën jetën në 24 orët e fundit.