Bizneset kanë marë më tepër kredi në muajt e parë të këtij viti për investime, po ashtu edhe individët janë mbështetur më shumë për blerje banesash.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë konfirmojnë se në qershor huaja e re arriti vlerën 38.8 miliardë lekë duke pësuar një rritje të ndjeshme prej mbi 7 miliardë lekësh në krahasim me të njëjtën periudhë të një të viti më parë ose 24.7%.

Vlen të theksohet se gjatë muajit qershor ka pasur një tendencë rritëse të huave për blerje banese pasi ky ka qenë muaji i fundit para hyrjes në fuqi të rregullores që kufizon kreditë e dhëna për banesa.Sipas të dhënave në qershor 2025 u dhanë rreth 7.4 miliardë lekë kredi për blerje shtëpish , duke u rritur me rreth 60%, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Këto të dhënat konfirmojnë qartë tendencat e shqiptarëve për blerje pronash.Tashmë që prej 1 korrikut bankat janë të detyruara që ët respektojnë disa kufizime më ë forta për kreditë për banesa pasi vlera e akorduar nuk mund të jetë më shumë se 85% për huatë në lekë për banesën e parë dhe 80% e vlerës për banesën e dytë.

Në monedhën europiane kufizimi është më i fortë dhe arrin në 75%.

Por pavarwsisht kwtyre masave Rritja e huadhënies nga bankat ka qenë konstate gjatë muajve të fundit në ekonominë shqiptare Cka konfirmon një sistem bankar të qëndrueshëm por edhe ecuri të mirë të ekonomisë . Sipas të dhënave nga “Banka e Shqipërisë”, në total huadhënia për ekonominë kapi shifrën 892.6 miliardë lekë në Qershor të vitit 2025 duke pasur një rritje me mbi 12%, krahasuar me Qeshorin e vitit të kaluar.