Ngjarjet e fundit,,mbërrijnë në Komisariatin e Sarandës përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Vlorës

Përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe Drejtues të lartë të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë, kanë mbërritur në Komisariatin e Sarandës në një mbledhje urgjente me drejtues të saj. Në fokus të takimit ka qenë analiza e situatës të ngjarjeve të fundit në Sarandë e Ksamil.

Gjithashtu mësohet se gjatë orëve të para të mëngjesit, forcat RENEA në bashkëpunim me FNSH dhe repartin “Shqiponja”, kanë zhvilluar kontrolle nga toka dhe deti në një siplrfaqe të gjerë. Kontrolle janë ushtruar nëpër male, tunele e bunkerë të braktisur, por pa rezultat.