Një zjarr i rënë në pjesën greke të Kakavijës, ka detyruar zyrtarët policorë që të ndërpresin përkohësisht punën.

Zjarri ka rënë larg objektit përpunues të pasaportave apo doganës greke, por tymi i çliruar nga flakët, ka nxitur policët fqinj që të zbatojnë protokollin e emergjencave të zjarreve duke ndaluar procesin e kalim-përpunimit si në hyrje dhe në dalje të territorit grek.

Kjo ka shkaktuar radhë kilometrike në të dy anët e kufirit. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse greke si dhe një helikopter për të shuar flakët e zjarrit. Situata për momentin është nën kontroll dhe pritet nga momenti në moment të stabilizohet.