Zjarre të mëdha përfshinë landfillët e Elbasanit dhe Vlorës ditët e fundit, duke shkaktuar shqetësim për pasojat mjedisore.
Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako, i ftuar në emisionin Log. në News 24 deklaroi se flakët në Elbasan janë izoluar plotësisht.
Ai theksoi se zona është monitoruar me dron dhe nuk ka më temperatura që mund të shkaktojnë shpërthime. Sipas Çakos, aktualisht nuk ka më rrezik për ndonjë incident tjetër në landfill.
Haki Çako, drejtor i Pwrgjithshwm i Emergjencave Civile: Landillimi i Elbasanit mori flakë disa ditë dhe dje flakët u izoluan totalisht. Zjarri ishte i konsiderueshëm, edhe nga pasoja që sillte tymi. Sot nuk ka zjarr në landfill.
Landfillin e Elbasanit e monitoruam me dron, që dmth që në landfill nuk ka temperaturë, e nuk mund të shkaktohet më shpërthim i landfillit. Nuk ka rrezik për të shpërthyer.