driatik Lapaj përfundimisht mbetet jashtë Kuvendit, në legjislaturën e re që pritet të nisë në shtator.
Kolegji Zgjedhor i mbledhur këtë të hënë, i dha fund sagës së Lapajt për të marrë mandatin e deputetit.
Kolegji Zgjedhor la në fuqi vendimin e KAS, sipas të cilit mandatin e merr Ana Dajko, e para e listës së mbyllur.
Në argumentin e kësaj trupe edhe nëse bëhet transferimi i mandatit, në të gjitha rastet duhet të kalojë në dorën e një zonje, pasi Kodi Elektoral përcakton qartë se një grua nuk mund të zëvendësohet me një burrë.