Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur për qëndrimin e tij lidhur me një marrëveshje paqeje Ukrainë-Rusi, përpara bisedimeve që do ketë në Shtëpinë e Bardhë me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Unë e di saktësisht se çfarë po bëj”, thotë udhëheqësi amerikan, shkruan Sky News.
Trump e ka cilësuar veten vazhdimisht si një “kryendërmjetës paqeje” gjatë mandatit të tij të dytë. Ai gjithashtu ka ngritur shqetësime me mbulimin mediatik të administratës së tij.
“Kam zgjidhur 6 luftëra në 6 muaj, njëra prej tyre një katastrofë e mundshme bërthamore, megjithatë më duhet të lexoj dhe të dëgjoj Wall Street Journal dhe shumë të tjerë që vërtet nuk kanë idenë, më tregojnë gjithçka që po bëj gabim në rrëmujën Rusi/Ukrainë”, thotë Trump në një postim të ri në mediat sociale. Ai edhe një herë fajësoi Presidentin Joe Biden për luftën në Ukrainë.