Deputetja demokrate Flutura Açka, ka ironizuar kolegët e saj në Partinë Demokratike, për të cilët thotë se janë vënë në radhë gjatë kësaj periudhe dhe po shajnë SPAK, që t’i bien në sy kryetarit Sali Berisha.

Sipas saj, e gjitha kjo po ndodh që me nisjen e punimeve të Kuvendit të ri në Shtator, njëri nga nënkryetarët e Partisë Demokratike të zgjidhet si kreu i Grupit Parlamentar.

“Janë vënë në radhë nënKryetarët e PD-së tuj sha me të madhe SPAK me i ranë në sy Kryetarit për t’i zgjedh Kryetar të Grupit Parlamentar. Hall”, shkruan Açka në facebook.