Dinamo luan sfidën e parë historike në “Play off”-et e Conference League, përballë polakëve të Jagiellonias. Ilir Daja do të kërkojë të shkruajë historinë për herë të katërt, duke u kualifikuar në fazën e grupeve të një kompeticioni europian, kjo pasi e ka bërë një herë me Skënderbeun në Europa League dhe dy herë radhazi me Ballkanin në Conference League.
“Nëndetësja” shkon në ndeshjen e parë në Poloni me dy mungesa të rëndësishme, siç janë Itodo dhe Zabërgja, të cilët u larguan nga klubi këtë merkato vere. Gjithsesi, blutë do të tentojnë të bëjnë një tjetër histori, pas një jave më parë kur mundën në Tiranë Hajdukun e Splitit.
Formacionet Zyrtare: