Trupa e gjyqtareve ne Hage eshte kthyer nga pushimet. Në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka qene rradha e mbrojtjes se Thacit dhe ish krereve te tjere te Ushtrise Clirimtare te Kosoves qe te shtrojne përgatitjen perpara se të nisë paraqitjen e provave me 15 shtator.
Mbrojtja e Thaçit tha se ne total ka 11 deshmitare, ng ate cilet 5 jane figura te larta dhe te rendesishme, per te cilet sipas avokatit te tij Luka Misetiç pritet autorizim nga departamentet perkatese nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-te.
Sipas perllogaritjeve mbrojtjes se Thacit i duhen 35.5 orë për dhënien e dëshmisë së dëshmitarëve, proces I cili pritet te perfundoj ne dhjetor.
Edhe mbrojtja e Jakup Krasniqit njoftoi se planifikon që dy dëshmitarë do të japin dëshminë në gjykate me presence fizike, ndërsa dy të tjerë do të japin dëshminë me shkrim.
Nderkohe, Gjykatësja e Procedurës Paraprake dhe vendimin e saj lidhur më kërkesën e Zyres se Prokurorise Speciale për modifikimin e kushteve të paraburgimit të Hashim Thaçit.
Gjykatësja Masëlo miratoi pjesërisht kërkesën, në të cilën miratoi disa kufizime të vizitave të Thaçit prej disa personave të caktuar që përmenden në vendim, i cili u lëshua më 18 gusht 2025.
Kufizimet e reja do të rishikohen çdo tre muaj prej gjykatëses nëse janë ende të domosdoshme.
Mes emerave ne “listen e Vizitorëve të Rrezikshëm” permendet deputeti i pdk Artan Behramin, Blerim Shala, Ismail Syla, Vllaznim Kryeziun dhe dy persona tjerë, emrat e të cilëve janë të redaktuar.
Këta persona thuhet se e kanë vizituar Thaçin në paraburgim mes datave 1 korrik dhe 7 tetor të vitit 2023 dhe I kane dhene atij informacione me ze te ulet per ceshtje politike ne Kosove.
Thaci dhe ish kreret e tjere te UCK ndodhen ne paraburgim qe nga 2020 me akuzen per krime lufte dhe pengim te drejtesise.