24-vjeçarja që mbeti e plagosur nga aksidenti tragjik një natë më parë në Sarandë, ndodhet në spitalin e Traumë nën monitorim të vazhdueshëm nga bluzat e bardha. Antonela Zhupa, 24-vjeç sipas informacioneve nga spitali, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti tragjik ndodhi një natë më parë, ku humbën jetën dy motrat Ela dhe Rozina Dhimaku, 22 vjeçe dhe 20 vjeçe. Automjeti me të cilën udhëtonin të rejat është përplasur me një tjetër mjet Audi, që drejtohej nga 23-vjeçari Kevi Norra, i cili u arrestua nga policia.