Nuk ka zbritur ende në fushë, por impakti I parë I Luka Modriç te Milan është me të vërtetë mbreslënës. Mesfushori kroat, edhe pse në fundin e një karriere spektakolare ka kthyer entuziazmin te populli kuqezi, pas një sezoni të dështuar.

Mijëra tifozët rrethuan selinë e klubit për prezantimin zyrtar të futbollistit që shumë shpejt do të mbushë 38 vjeç. Mosha nuk premton shumë për të ardhmen, por talenti dhe eksperienca e kroatit do ti shërbejë Milanit në misionin për t;u rikthyer kompetitiv në Itali dhe Europë. Pikërisht këtë premtoi edhe Modriç në konferencën e parë për mediat si futbollist kuqezi.

“Mund të jap eksperiencën time dhe do të punoj shumë për të bërë atë që kam bërë diku tjetër. E di që ka shumë pritshmëri për mua, por jam gati dhe mezi pres të përballem me këtë sfidë. Mos harrojmë që Milan është një nga skuadrat më të mëdha të botës. Vjen pas një sezoni të keq. Objektivi I parë është rikthimi në Champions, por unë dua të fitoj këtu shumë trofe”

Modriç u transferua te Milan me parametra zero, pas më shumë se dekade të mbushur me suksese dhe trofe te Real Madrid. Pasi mungoi të turneun veror, mesfushori do të bashkohet me skuadrën e Masimiliano Allegri në rinisjen e përegatitjeve për sezonin e ardhshëm, ndërsa do të luajë edhe dy miqësoret e fundit në program. Mesfushori kroat ka zgjedhur numrin 14, ndërsa pritet të jetë një piukë referimi për Milan, brenda dhe jashtë fushës së lojës.