Rama: Na nevojitet, parandalim më të mencur, pastrim pyjesh, krijim koridoresh natyrore, më shumë dronë në përdorim me kamera termike. Dhe futjen e dronëve për mbjelljet e reja, një funksionim më i mirë falë investimeve që do bëjmë më tej të qendrave të kontrollit për reagim më të shpejtë.
Kërkohet edukim e ndërgjegjësim, gjë që kërkon që cdo shkollë të ndërgjegjësoje nxënësit dhe një solidaritet më i madh ndërkombëtar. Falë rrjetit të solidaritetit ia kemi dalë më së mirë të evitojmë më të keqen. Kroacia, Italia, Suedia, Greqia meritojnë një falenderim të posacëm.
Ardhja e mjeteve nga jashtë nuk është një fenomen shqiptar, apo e bën vetëm Shqipëria se nuk ka, i marrin edhe vende të tjera dhe reciprokisht këmbejnë mjetet.
Falenderim të vecantë për Emiratet e Bashkuara, që me shpejtësi dërguan helikopterë edhe avionë. Sot nderojmë Shqipërinë që tregoi se po, kemi të meta, kemi shumë për të investuar ne mjete inteligjente. Nuk mund të dilnim nga kjo verë pa plagë, por kemi një kapital njerëzor që nuk e lë Shqipërinë në baltë, Shqipëria tregon forcë të madhe propocionale, sa më e madhe sfida aq më e fortë ndjenja e përkushtimit.
Le ta përmirësojmë më tej punën së bashku duke futur më shumë teknologji, duke u përgatitur si me një ndeshje të radhës me një përbindëshm që sa vjen e do bëhet edhe më i egër. Rrisim mbështetjen financiare. Me përulësi i japim përgjigur pozitivisht propozimeve nga ministritë për medaljet, si një shenjë simbolike mirënjohje dhe mesazh për një trupë që meriton gjithë nderimin e posacëm. Respekt për të gjithë ju dhe sa herë më duhet të flas me njerëz me uniformë, shpreh mirënjohjen për familjet tuaja që e dinë më mirë se kushdo sa e vështirë është puna juaj dhe jetojnë me ndjesinë e rrezikut.